Home Kosova Takimi në Ohër/ “Jam kryeministër i të gjithëve”, Albin Kurti befason me...

Takimi në Ohër/ “Jam kryeministër i të gjithëve”, Albin Kurti befason me deklaratën dhe zotohet me premtimin: Nuk do përsëritet hpremtiistoria, kam ardhur për të biseduar për marrëveshje

Albin Kurti ka folur për mediat para takimit që do të zhvillojë më presidentin e Serbisë, Aleskandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai shprehet se do të diskutojë për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Si dhe nënvizon se do të bëjë më të mirën për kushtetueshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Liqeni i Ohrit është liqen tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni të gjithë këtu. Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i të gjithëve.

Përveç se jam optimist kam ardhur me qëllim dhe vullnet të mirë dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që nuk u nënshkruam në Bruksel me 27 shkurt të vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit”, theksoi ai.

Previous articleCelibashi regjistron koalicionin “Bashkë fitojmë”, por heq siglën e PD-së së Berishës
Next articleShpërthen rrjeti në Angli: Shorti i Champions League i trukuar. U favorizuan italianet!