Home Kosova Takimi në Bruksel rreth liberalizimit të vizave

Takimi në Bruksel rreth liberalizimit të vizave

largea_thaqi-e-daqiq-596x2501375094917Sot në Bruksel është mbajtur takimi i tretë i zyrtarëve të lartë për liberalizim të vizave në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian. Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi si dhe koordinatorët teknik për liberalizim të vizave nga Ministritë relevante.

Gjatë këtij takimi Ministrja Çitaku dhe Ministri Rexhepi informuan zyrtarët e Komisionit Evropian për progresin e arritur në të gjitha blloqet për liberalizim të vizave, me theks të veçantë i’u prezantua zbatimi i rekomandimeve të deritanishme dhe planet për javët dhe muajt në vijim, njofton kumtesa nga Ministria e Integrimeve Evropiane.

Ministrja Çitaku prezantoi të arriturat në finalizimin e kornizës ligjore dhe strategjike që ndërlidhet me këtë proces si dhe me të arriturat kryesore që institucionet e Republikës së Kosovës i kanë arritur së bashku me ata të EULEX-it, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë.

Ministri Rexhepi informoi të pranishmit për të arriturat konkrete që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë deri më tani. Dhe në fund të takimit u dakorduan për hapat e mëtutjeshëm, respektivisht misionet vlerësuese për monitorimin e zbatimit të kritereve për Liberalizim të Vizave.