Home Kosova Takimi me Vuçiçin/ Kurti niset drejt Brukselit, ja kush e shoqëron

Takimi me Vuçiçin/ Kurti niset drejt Brukselit, ja kush e shoqëron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur sot drejt Brukselit, ku të martën do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. KosovaPress ka siguruar pamjet nga nisja e delegacionit kosovar në krye me kryeministrin Kurti.

Në pamjet e publikuara pranë Kurtit, në ulëset e tyre në aeroplan është parë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Takimi me Vuçiçin/ Kurti niset drejt Brukselit, ja kush e

Në takimin e nesërm të dialogut pritet të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit dhe do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Previous articleHAPI I MADH NË SHKENCË-Inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje të identifikojë kancerin
Next articleNgjarje e rëndë në Portugali/ U zunë për garën me pëllumba, 4 të vdekur