Home Aktualitet Takimi i Berishës me ekspertët, Pedagogu: Familjet shpenzojnë 500 mln € për...

Takimi i Berishës me ekspertët, Pedagogu: Familjet shpenzojnë 500 mln € për të shkolluar fëmijët jashtë

Bardhyl Musai:Po ikën rinia. 500 mijë kanë ikur vitet e fundit. Kemi një bjerrje të të rinjve. E dini që familjet shqiptare shpenzojnë 500 milionë euro për të shkolluar fëmijët jashtë. Janë 1/8 e buxhetit të shtetit, është 4% e GDP, kur i gjithë investimi në arsim është 2.8% e GDP. Sikur kjo para të qëndrojë në Shqipëri do të kishim lulëzim të arsimit. Po varfërohet Shqipëria se paratë po dalin jashtë, varfërimi më i madh është varfërimi intelektual, po ikën truri. Vetëm vitin e shkuar kanë ikur në emigrim 42 mijë vetë dhe popullsia jonë po tkurret në 2021 krahasuar me 2020, 1.3% minus është rritja natyrore e popullsisë, kemi më shumë vdekje se lindje. Po shkatërrohet sistemi i vlerave, kjo nuk është e rastësishme, por e qëllimshme.