Home Kosova Takimi i 18 marsit dhe marrëveshja e Ohrit, Kurti përballë deputetëve në...

Takimi i 18 marsit dhe marrëveshja e Ohrit, Kurti përballë deputetëve në Kuvend sot

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, ndërkaq në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin e Ohrit dhe dialogun me Serbinë. Kjo është pika e pesë e rendit të ditës, ndërsa seanca pritet të fillojë në ora 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme.

Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbra 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Votimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së  kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Raportimi i kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti për takimin e Ohrit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158.

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar.

Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

Zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore.

Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

Previous articlePërgatituni për ‘spektakël’/ Më 28 mars, 5 planetë do të shihen me sy të lirë
Next articleMungesa e arkivës kulinare shqiptare i “dhuron” byrekun me djathë Bullgarisë, “Taste Atlas”: E kanë tradicionale!