Home Politike Takimi/ Berisha-Meta hyjnë në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët, nesër firmoset...

Takimi/ Berisha-Meta hyjnë në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët, nesër firmoset marrëveshja e Rithemelimit me Partinë e Lirisë

Nesër do të firmoset marrëveshja e Rithemelimit me Partinë e Lirisë për daljen në zgjedhjet vendore të 14 majit me kandidat të përbashkët. Po ashtu, do të përcaktojnë edhe datën e protestës së ardhshme kombëtare që do të mbajnë.

Në një konferencë për mediat, pas takimit me Sali Berishën për 30 minuta, Meta u shpreh se në ato zona ku Partia e Lirisë vlerëson se do të ketë kandidatë potencialë, do ti fusë në primaret që po organizon Partia Demokratike.

“Jemi në sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë dhe kryetari i ardhshëm i këshillit bashkiak do të bëjnë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo ku kemi kandidatë që premtojnë, do ti përfshijmë në primaret e përbashkëta të opozitës. Është e rëndësishme që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, cilido që shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë do përjashtohet nga gara”, tha Meta.

Previous articleItalia ashpërson politikën ndaj refugjatëve! Si pritet të ndryshojë politika e migracionit në BE?
Next articleJeni mbi 65 vjeç? Duhet të shmangni me patjetër konsumin e këtij lloj djathi