Home Ekonomia TABELA/ Pas disa ditësh rritje galopante, shikoni çfarë po ndodh me naftën...

TABELA/ Pas disa ditësh rritje galopante, shikoni çfarë po ndodh me naftën në bursë

Tregjet ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror raportojnë se çmimet e karburanteve kanë rënë. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, nafta e papërpunuar “Brent” ka rënë nga 130 dollarë që ishte, në 113 dollarë për fuçi.

Nafta “Brent” e njohur dhe si “Brent Blend”, “London Brent” dhe “Brent Petroleum” është standardi kryesor i çmimeve globale për naftën bruto. Ajo përdoret për të vendosur çmimin e dy të tretave të furnizimeve të naftës së papërpunuar të tregtuar ndërkombëtarisht në botë.

Në bursën europiane çmimi për fuçi ka rënë përsëri, pas disa ditëve rritje galopante. Dje çmimi për fuçi në bursë ishte 130 dollarë, ndërkohë siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, sot çmimi ka rënë me 6.7%, duke u shitur me 113 dollarë për fuçi.

Pas disa ditësh rritje galopante, shikoni çfarë po ndodh me