Home Sport Superliga një ndeshje larg, Korabi fiton finalen e “Play Off”, dibranët mundin...

Superliga një ndeshje larg, Korabi fiton finalen e “Play Off”, dibranët mundin Flamurtarin

Korabi ka fituar 1-2 në finalen e Play Off ndaj Flamurtarit në “Arenën e Demave”, duke shkuar kështu vetëm një ndeshje larg ngjitjes në elitë. Kjo skuadër do presë të mësojë rivalin, i cili do jetë pikërisht vendi i tetë i Superligës.

Vlonjatët e nisën mirë ndeshjen, me De Olivieran që kërcënoi portën rivale, por vetëm kaq. Në minutën e 22-të, të besuarit e Diego Longos pretenduan për penallti pas prekjes me dorë të Paplekaj por arbitri Xhaja nuk ndau të njëjtin mendim.

Djemtë e Kumbarçes festuan në minutën e 45-të, kur Keko zhbllokoi takimin pas një lëvizje të bukur. Flamurtari rriti ndjeshëm presionin në pjesën e dytë, por dibranët ishin mirë të vendosur në prapavijë, duke mos lënë aspak hapësira.

Në minutën e 60-të, Beshiraj mund të mbyllte një herë e mirë llogaritë, por gaboi përpara porte, pasi gjuajtja ishte tejet e dobët.

Minutat e fundit do ishin mjaft emocionuese. Kondaj vendosi ekuilibrat përkohësisht, teksa Korabi riktheu gjithçka në favorin e vet në limite me golin e Kekos.

Tashmë me interes të madh pritet të mësohet se kush do pozicionohet në vendin e tetë në Superligë, ekip i cili do masë forcat me Korabin për një biletë në elitë.

Previous articleDjali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit
Next articleSituata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent