Home Sport Superiore/ Mbyllet me dramë Teuta-Kukësi, mbrojtësi kthehet në portier, verilindorët rezistojnë me...

Superiore/ Mbyllet me dramë Teuta-Kukësi, mbrojtësi kthehet në portier, verilindorët rezistojnë me 10 lojtarë

Nuk ka fitues në ndeshjen hapëse të javës së katert të Kategorisë Superiore mes Teutës dhe Kukësit. Në Niko Dovana të Durrësit 90 minutat përfunduan me shifrat 0-0, në një duel ku nuk munguan rastet për gol. Kukësi luajti një pjesë të plotë me 10 lojtarë, pasi në minutën e 45+1’ Ferreira doli me të kuq, duke lënë ekipin e Skënder Gegës me një lojtar më pak.

Por ky karton nuk u ndie shumë, për të mos thënë aspak, të paktën deri në minutën e 85 të takimit. Raste të pastra kishte nga të dy krahët, me portierët Tafas dhe Qirko që kishin kryefjalën. Lorenzo Vila dhe Haxhiu shpërdoruan nga një tjetër mundësi të pastër shënimi.

Pas minutës së 88, Teuta e shtoi forcën e saj dhe për herë të parë u vendos në pah fakti se luante me një lojtar më shumë. Në mënyrë dramatike, pasi do të kalohej Tafas dhe topi i drejtohet rrjetës, Illeski do të bënte ndërhyrjen heroike duke shpëtuar portën e Kukësit nga pësimi i golit në të 94, për ta mbyllur ndeshjen 0-0.

Previous articleDrejtori i ri iu ndalon policëve të mbajnë mjekër
Next articleSali Berisha del me njoftimin e papritur: Ja çfarë do të ndodhë më 18 shtator