Home Sport Sulmuesi holandez i bashkohet Tottenhamit

Sulmuesi holandez i bashkohet Tottenhamit

Sulmuesi holandez i Villarrealit, Arnaut Danjuma, ka vendosur të ndryshojë destinacion në minutën e fundit.

Nuk do t’i bashkohet Evertonit, pasi në orët e fundit ka arritur marrëveshjen për huazimin te Tottenham.

Klubi londinez do të ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Gjithçka ishte dakord me Evertonin, madje lojtari kushte kaluar edhe ekzaminim mjekësor, por kur marrëveshja konsiderohej e mbyllur, lojtari dhe përfaqësuesit e tij ndryshuan mendje. Interesimi i Tottenhamit për lojtarin bëri që operacioni me Evertonin të paralizohej.

Sulmuesi vendosi të transferohej në Londër, pasi e konsideroi përvojën te Tottenhami si opsionin më të mirë për të.

Previous articleMinistria kërkon largimin e presidentit të Federatës së futbollit, detajet e forta
Next articleVodhi të dhënat e miliona njerzve, e pëson keq 21 vjeçari, dalin detajet