Prifti anti-mafia Don Antonio Coluccia u sulmua në Tor Bella Monaca, në Romë gjatë një aktiviteti në rrugën dell’Archeologia, një nga sheshet më të mëdha të shitjes së drogës në Itali.
Sulmuesi, i cili kishte tentuar ta përplaste me skuter, u qëllua në krah nga një prej oficerëve të shoqërimit të priftit. Një tjetër polic mbeti i plagosur teksa tentoi të bllokonte burrin me skuter, i cili u ndalua dhe u dërgua në spital. Sulmuesi, i quajtur Simone D.P., është një kriminel i dënuar nga viti 1995.
“Unë do të vazhdoj betejën time. Sulmi nuk do të më ndalojë. Unë do të vazhdoj betejën time që po bëj kundër krimit që kontrollon sheshet e trafikut të drogës në San Basilio, Quarticciolo dhe Tor Bella Monca”. Këto janë fjalët e priftit antimafia, Don Antonio Coluccia, të thëna në telefon Ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi dhe shefit të policisë Vittorio Pisani, të cilët komunikuan për të kontrolluar gjendjen e tij pak pasi pësoi sulmin.