Home Politike Sulmi në “Prestige Resort”, regjisori Budina: Ndërhyrje mafioze. Kemi një kryeministër të...

Sulmi në “Prestige Resort”, regjisori Budina: Ndërhyrje mafioze. Kemi një kryeministër të çmendur, i interesojnë vetëm xhepat e tij

Regjisori Edmond Budina në emisionin “Kjo Javë” në News24 e ka quajtur skandaloz ndërhyrjen e paligjshme në ‘Prestige Resort’. Budina nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë Rama , duke thënë se ka bërë një ndërhyrje mafioze.

“Është një ndërhyrje tipike mafioze. Është skandaloze, kemi një kryeministër të papërgjegjshëm. Vepron pa arsye fare. Është një ndërhyrje nga më brutalet, këtë gjë e kemi provuar me Teatrin Kombëtar duke shkelur të gjitha ligjet. Ne e kemi thënë se do t’u vijë në shtëpitë tuaja, por ata nuk e mendonin, por kur shkoi edhe tek 5 Maji edhe tani tregon se jemi në një rrezik të jashtëzakonshëm. Vendi ka ligje, por ky është skandal. Çështja e parë është respektimi i ligjit, nuk bëhet fjalë vetëm për sipërmarrësin, por për dinjitetin e një shteti e një kombi të tërë. Sepse këtu vijnë të shkatërrojnë pronën tënde, nuk e di se në cilin vend demokratik ndodh kjo.  Qytetarët duhet të ngrenë zërin, ‘je dakord me mua të shpërblej në mënyrën më të paligjshme, nuk je dakord me mua, unë të shkatërroj’, kështu veprojnë këto. Qeveria sot vepron me 100 standarde, me shtetin dhe me ligjin bën atë çfarë i intereson”, ka thënë ai.

Previous article“Sulm hakmarrës me lukuni njerëzish si banditë me kapuçë”, Salianji për aksionin e paligjshëm në “Prestige Resort”: Ndërtim me leje nga Rama. Kullat në mes të Tiranës…
Next article“Vjedhjet e Ramës kanë prekur qytetarët”/ Berisha mesazh për 6 dhjetorin: Shqiptarët janë shndërruar në “bought people”, duam të dëgjohet zëri ynë