Home Kronika Sulmi në “Prestige Resort”, IKMT e forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar...

Sulmi në “Prestige Resort”, IKMT e forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar dhe ditë pushimi, aksioni i paligjshëm vijon edhe natën me prozhektorë

Prej tre ditësh vijon sulmi ndaj Prestige Resort dhe puna për shembjen e godinave.

Punonjësit e IKMT dhe forcat xheniere nuk kanë respektuar as oraret zyrtare dhe as ditën e pushimit.

Ashtu si edhe dje, puna vijon ende me prozhektorë, situatë kjo e krijuar edhe nga urdhri i drejtoreshës së IKMT Dallëndyshe Bici e cila ka urdhëruar që shembja të përfundojë më 5 dhjetor.

Pavarësisht orës së vonë dhe errësirës, vijon puna për hapjen e vrimave ku do të vendoset eksplozivi me anë të të cilit do të kryhet shpërthimi i komanduar.

 

 

Previous articleKolana publicistike e analistit Arben Bllaci, një pasqyrë që kontrollohet prej mendjes së ftohtë dhe analitike, jashtë emocionit apo inatit arsyetues
Next article“Ka investuar shumë para në Durrës dhe Tiranë”, zbulohet arsyeja pse Totti vjen shpesh në Shqipëri