Home Politike “Sulmi ndaj Berishës, provokim kriminal”, Bardh Spahia: Policia u angazhua të mbronte...

“Sulmi ndaj Berishës, provokim kriminal”, Bardh Spahia: Policia u angazhua të mbronte agresorin. Presioni i Ramës…

Kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia, ka reaguar në lidhje me sulmin që iu bë sot kreut të PD Sali Berisha gjatë protestës së sotme të opozitës.

Në një postim në Facebook, Spahia tha se i vetmi preokupim i policisë ishte të justifikonte agresorin, gjë që u munduan ta bënin me paraqitjen e një raporti mjekoligjor.

Ai tha se suli ishte provokim kriminal.

Postimi i plotë:

 

 

Nuk ka asnjë dyshim se kush është organizatori i vërtetë i sulmit ndaj kryetarit të opozitës z.Berisha. Deklarata e policisë së shtetit jo vetëm e konfirmoi por edhe e faktoj.

I vetmi preokupim i policisë së shtetit ishte që të justifikonte agresorin dhe e bëri duke na shfaqur para syve një vërtetim pa asnjë vlerë mjekësore e ligjore. Shqetësimi më i madh në deklaratën e hartuar enkas per ta lexuar drejtori i policisë ishte për ta quajtur të sulmuarin, deputeti Berisha.

Në çdo rresht të saj, deklarata e institucionit që do të duhej të ishte në krah të ligjit dhe profesionalizmit, synonte të minimizonte figurën e z.Berisha dhe më kryesorja mos ta  konsideronte lider të Opozitës, të asaj opozite që mbush sheshet e vendit. E gjitha kjo në të njëjtën linjë me porosinë dhe presionin e Edi Ramës ndaj gjykatave për mos ta njohur opozitën. Por ndryshe nga Rama dhe njerëzit e tij, sot mbarë shtypi ndërkombëtar i referohet z.Berisha si lideri i opozitës.

Previous articleKim Mehmeti: Rama, jargavitës ndaj të huajve dhe i dhunshëm ndaj shqiptarëve
Next articleSuper-Portugali, dyfishon shifrat