Home Kronika Sulmi me armë në Don Bosko, 4 prej të plagosurve ishin klientë...

Sulmi me armë në Don Bosko, 4 prej të plagosurve ishin klientë në lokal, ja si paraqitet gjendja e tyre

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin që trondit mbrëmë në zonën e Don Boskos, ku grua u vra dhe u plagosën 5 të tjerë.

Nga breshëria e armëve humbi jetën Mimoza Paja, e cila ishte kameriere dhe banakiere në lokalin në pronësi të Fajton Muratit, një emër i njohur për botën e krimit, ndërsa u plagos xhaxhai i këtij të fundit, Sehat Murati dhe Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se personat e plagosur, përveç xhaxhait të Muratit, që dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e sulmit, të tjerët ishin klientë të lokalit.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e të plagosurve paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrim mjekim te Spitali i Traumës.

Previous articleKëmbimi valutor/ “Ngrijnë” monedhat e huaja, çfarë po ndodh sot me euron dhe dollarin
Next article“Arma që më kapi policia në çantë ishte e atij, më kërcënoi me jete vajzën”, ish-burri i kthehet akuzave të Fjolla Morinës: Psikopate, e droguar!