Home Bota Sulme në Bagdad, 17 të vrarë

Sulme në Bagdad, 17 të vrarë

bagdadSë paku 17 njerëz kanë humbur jetën nga tre sulme që kanë goditur Bagdadin.

Policia ka bërë të ditur se gjashtë persona kanë humbur jetën kur sulumuesit kanë hedhur granata në drejtim të një xhamie sunite, të hënën në mbrëmje.

Më herët, gjatë kësaj dite, dy makina bombë kanë shpërthyer pranë një postblloku të policisë, duke vrarë një polic dhe shtatë civilë.

Tre civilë janë vrarë po ashtu nga shpërthimi pranë një restorani.

Së paku 33 persona janë plagosur në të tria sulmet. Përgjegjësinë për to nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Javën e kaluar, misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak ka thënë se prilli ka qenë muaji më vdekjeprurës në këtë vend qysh në vitin 2008.

Sipas OKB-së, 712 njerëz janë vrarë në Irak muajin e kaluar.

Previous articleKryebashkiaku i Durrësit Dako kryen homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve me rastin e 5 majit
Next articleSHBA s’beson se rebelët kanë përdorur armë kimike