Të paktën 25,000 familje në të gjithë Los Anxhelosin kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa qendra e stuhisë lëviz nëpër qytet. Hilary ka shkaktuar përmbytje në lindje dhe perëndim të megaqytetit kalifornian. Los Angeles, një nga qytetet më të mëdha në Amerikë, është shtëpia e afro katër milionë njerëzve.
Pamjet ajrore në mediat sociale tregojnë përmbytjet rreth stadiumit Dodger, shtëpia e ekipit të bejsbollit të qytetit. Stuhia po lëviz drejt veriut, por shirat e dendur dhe përmbytjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Po ashtu për shkak të kushteve të këqija atmosferike pritet të mbyllen të gjitha shkollat publike në Los Angeles. Pasadena Unified, një distrikt shkollor ngjitur me Los Anxhelosin me rreth 15,000 studentë, ka anuluar gjithashtu mësimet dhe programet pas shkollës, shkruajnë mediat e huaja.
Autoritetet u kanë kërkuar gjithashtu banorëve që të shmangin vizitat e plazheve të qytetit, si plazhi i famshëm i Venecias, për tre ditë pas stuhisë.