Home Aktualitet “Stuhia ‘Filomena’ ka goditur vendin tonë”, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do...

“Stuhia ‘Filomena’ ka goditur vendin tonë”, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti gjatë fundjavës

Që prej ditës së djeshme Shqipëria është prekur nga një ulje e ndjeshme e temperaturave. Meteorologu Hakil Osmani bën të ditur nga Meteoalb se fundjava parashikohet të jetë gjithashtu me një mot të ftohtë. Mëngjeset këtë fundjavë pritet të karakterizohen nga temperatura të ulëta.

“Shqipëria është prekur së fundmi nga një ulje e ndjeshme e temperaturave. Fundjava pritet që të jetë gjithashtu me mot të ftohtë. Mëngjeset këtë fundjavë pritet të karakterizohen nga temperatura të ulëta”, njofton Hakil Osmani.

Në zonat malore temperaturat do të jenë deri -14 gradë celcius. Nga e mërkura pritet të ketë një përmirësim, kur edhe do të nisë një dimër normal e jo me temperaturat e tanishme të ftohta.

“Moti i ftohtë vjen si pasojë e stuhisë Filomena, që ka goditur vendin”, thuhet më tej në parashikimin e Meteoalb.

Previous articlePirlo pret të jetë i komplentuar me ekip kundër Interit
Next articleREPLIKAT/ Basha i shmanget akuzave të Topallit për 2 vilat dhuratë, nuk tregon se ku jeton me qira sot