Home Bota Stuhia e fuqishme shkakton kaos në Britaninë e Madhe! Era me shpejtësi...

Stuhia e fuqishme shkakton kaos në Britaninë e Madhe! Era me shpejtësi rekord 200 km/h shkatërron çatitë e shtëpive!

Stuhia që goditi Britaninë e Madhe dhe Irlandën këtë të premte, me erëra të forta rreth 200 km/h ka ndërprerë energjinë elektrike për dhjetëra familje. Kjo stuhi ka bërë që avionët të shmangin uljet, ndërsa çatitë e shtëpive janë shkatërruar në të gjithë vendin. Në Uells dallgët u përplasën mbi shëtitoren Aberystwyth dhe ishin mjaft të larta.

“Stuhia Eunice është me të vërtetë një goditje,” tha meteorologu, Frank Saunders.

“Ne lëshojmë alarm të kuq të motit vetëm kur mendojmë se ka një kërcënim për jetën nga moti”, tha ai.

Zyra e Meterologjisë tha se era e fuqishme (196 km në orë) u regjistrua si një rekord për stuhinë më të fuqishme të regjistruar ndonjëherë në Angli.


Qytetarët në aeroport

Avionët u goditën aq fort nga rrymat e ajrit në disa aeroporte sa pilotët u detyruan të shmangnin uljet. Linjat ajrore anuluan dhjetëra fluturime ndërsa disa fluturime kërkuan ulje më të sigurta në aeroporte të tjera.

Alarme të tila të motit të keq në Britani janë relativisht të rralla. I fundit i lëshuar ishte në nëntor 2021. Qeveria britanike do të mbajë një takim për reagimin emergjent në përgjigje ndaj stuhisë.