Home Kosova Studentët në Prishtinë protestojnë me qëllim të bojkotimit të produkteve serbe

Studentët në Prishtinë protestojnë me qëllim të bojkotimit të produkteve serbe

Sot, studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, kanë protestuar me qëllim të bojkotimit të produkteve serbe.

Ata marshuan për të bërë thirrje për të bojkotuar produkte serbe.

Studentët e Fakultetit të Edukimit kanë organizuar këtë protestë duke përdorur pankartat si “Duaje tënden”, “Ata barrikadojnë rrugët, ne barrikadojmë ekonominë e tyre”, “Mos e forconi armikun”.

Laurita Terpeza, një nga studentet e Fakultetit të Edukimit, ka bërë thirrje që të bojkotohen produktet serbe.

“Arsyeja që kemi organizuar këtë marshim paqësor është që të kujtojmë atë që ka kaluar populli ynë, ku ne deri më tani kemi ushqyer armikun tonë me duart tona. Andaj, i bëj thirrje gjithë shqiptarëve anë mbanë botës të bojkotojnë produktet e Serbisë. Më mirë të rrinë pa ngrënë se të ushqehemi nga helmi i tyre. Më mirë të fokusohemi te produktet vendore, të fuqizojmë shtetin tonë, ushtrinë tonë dhe jo atë të serbëve”, ka thënë Trepeza.

Në anën tjetër, edhe Yllëza Murtezi, po ashtu studente në Universitetin e Prishtinës, ka shtuar se blerja e produkteve serbe çon në fuqizimin e një shteti që përveç se kërcënon me luftë.

“Blerja e produkteve serbe çon në fuqizimin e një shteti që përveç se kërcënon me luftë… Patriotizmi në luftë që të dalim e të luftojmë për t’i dalë në krahë atdheut, ndërsa patriotizmi në liri është që të bojkotojmë produktet me barkod 860. Ne ju bëjmë thirrje popullit tonë të bojkotojnë produktet serbe… Historia që harrohet përsëritet”, ka deklaruar Murtezi./Nacionale

Previous articleVetëm 26% e familjeve në Shqipëri kishin kondicioner në 2021-shin. Shpenzimet për ushqime u ulën
Next articleBetejat e humbura të PD-së në një vit në parlament! Nga presidenti i ri te ‘Territorialja’ e Avokati i Popullit dhe sfida për reformën zgjedhore