Home Slideri Strukturat e PD-së kanë degraduar. Nuk zgjidhet dot kreu i ri i...

Strukturat e PD-së kanë degraduar. Nuk zgjidhet dot kreu i ri i forumit rinor. Për të rinjtë kemi Filipin

nxenesitStrukturat e PD-së në Durrës janë pothuajse drejt degradimit dhe kjo jo për shkak se i mungojnë njerëzit që do ti drejtojnë ata, por se klanet që kërkojnë uzurpimin e tyre nuk kanë rënë dakord. Rasti më i fundit ka të bëjë me zgjedhjen e kreut të ri të FRPD-së në Durrës, proçes i cili edhe pse ka nisur para shumë muajsh dhe me shumë përplasje ende nuk ka një datë se kur do të ketë një drejtues të ri, ndërsa e gjithë kjo duket se do të ngelet pas përfundimit të zgjedhjeve. Edhe pse ishte menduar që fillimi i këtij viti do të kishte një proces zgjedhje për kreun e ri të forumit rinor në Durrës, kjo ende nuk është bërë dhe sipas burimeve nga PD-ja , zgjedhja e një drejtuesi të ri edhe pse atij të vjetrit i ka mbaruar koha do të kishte një kosto të lartë pasi ka nisur përplasje klanesh mes gjirit të PD-së. Pak kohë më parë gazeta “Bulevard” ka publikuar fakte të cilat tregonin për një përplasje aq më shumë për faktin që një grup konservator në PD-në e Durrësit kërkon të zgjedhë njeriun e saj në këtë forum si drejtues, po edhe një klan i cili kërkon të komandojë gjithcka dhe ka propozuar një tjetër emër për të qenë në drejtimin e kësaj strukture. Sipas burimeve para zgjedhjeve të përgjithshme nuk do të ketë një kryetar të ri të forumit dhe kjo për faktin se “njëra palë do të ketë qejfmbetje dhe mund të bojkotojë kontributin”, janë shprehur burimet. Ndërkohë që personi i parë që është pengesë për këtë ka të bëjë me emrin e Igli Carës i cili e shikon drejtimin e forumit edhe si një mbështetje për zgjedhjene tij për një mandat të dytë në krye të PD-së, pas përfundimit të zgjedhjeve. Në fakt i vetmi forum i PD-së i cili ka zgjidhur drejtimin është ai i gruas për faktin e thjeshtë se tashmë ka një kryetare dhe një nënkryetare të cilat janë aktive në jetën politike të PD-së në këtë qytet. Ajo që duket paradoksale në këtë drejtim është se edhe kryetarja dhe nënkryetarja janë të dyja pa punë. E para është hequr nga presione të klaneve për të punësuar Telitin, ndërsa e dyta nga abuzimi i drejtoreshës së sigurimeve për hatër të koalicionit dhe që është në një proces gjyqësor.

Previous articleSerbia paguan pensionet vetëm për ata që njohin ligjet e saj
Next articleTeuta konsolidon vendin e dytë dhe vazhdon ndjekjen ndaj Skënderbeut