“Ne duhet t’i japim Ukrainës armë më të forta dhe duhet ta bëjmë këtë sa shpejt”, kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Berlin, në një deklaratë pas takimit me ministrin e ri të Mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Kam besim se do të ketë një vendim së shpejti,” shtoi ai në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me dërgimin e tankeve Leopard në Kiev. “
“Nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë – vazhdoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s – nuk kemi asnjë shenjë se Putini ka ndryshuar linjën e tij, përkundrazi ka hapur objektiva të reja”, shtoi ai.