Home Kosova Stavileci: Të mjerë ata që nuk kanë dije

Stavileci: Të mjerë ata që nuk kanë dije

largea_stavileci1380278850Menjëher pas deklaratave të fundit të Isës ka reaguar, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci ka ironizuar në mënyrë indirekte me deklaratën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa se “po kthehet koha e Rugovës”. Ai nëpërmes një postimi ne Facebook ka shkruar se njerëz të tillë që thirren në vlera të tjerëve, nuk kanë as vendosmërinë më të vogël për të ndërtuar diçka për veti. “Po kthehet koha e …Të mjerë ata që nuk kanë dije, guxim dhe vendosmëri për të ndërtuar diçka të veten, por i referohen dikujt tjetër. Robër të varfërisë mendore dhe të pafuqisë së veprimit”, ka shkruar Stavileci. Ndryshe, Mustafa dje në Gjilan kishte deklaruar se po kthehet koha e Rugovës sepse LDK po bëhet e madhe dhe po fuqizohet. Stavileci ka folur edhe për njohjet… ” Vlen vetëm për disa, jo për të gjithë:Kur nuk ka njohje fajet i ka Qeveria, kur na njohin meritat i kanë të gjithë!Kjo, pakashumë, i ngjason asaj teorisë: E dhashë provimin. Më rrëzoi nga provimi. Megjithatë, e çmoj pasurinë e mendimeve që ekziston ndër ne. Poashtu, edhe luftën e të kundërtave sado që ato nuk janë rrjedhojë e kësaj pasurie, por e inateve dhe xhelozisë së pakuptimtë.Ferri janë të tjerët. Përsëri aktual. Po, po, fajet i ka Qeveria. Ncncncnccccc…..” shkruan Stavileci në Facebook.