Home Bota Statusi kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, paralajmëron zyrtarja ruse: Një hap i...

Statusi kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, paralajmëron zyrtarja ruse: Një hap i tillë do të ketë pasoja

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka reaguar ndaj vendimit të Bashkimit Europian për të pranuar si kandidatë për anëtarësim Ukrainën dhe Moldavinë, ku ka thënë se vendimi i liderëve të Bashkimit Evropian për të pranuar Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësim do të ketë pasoja negative.

“Duke vendosur për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate, Bashkimi Evropian konfirmoi se vazhdon të shfrytëzojë në mënyrë aktive CIS (Komunuelthin e Shteteve të Pavarura) në nivel gjeopolitik, në mënyrë që ta përdorë atë për të frenuar Rusinë. Ata nuk mendojnë për pasojat negative të një hapi të tillë”, tha Zaharova.