Home Kuriozitete Squid Game kthehet në reality show, lojëtarët do të garojnë për çmimin...

Squid Game kthehet në reality show, lojëtarët do të garojnë për çmimin marramendës

Një shfaqje televizive reality e frymëzuar nga Squid Game pritet të nisë në Netflix. Platforma e famshme e transmetimit po rekruton pjesëmarrës për lojën, që nuk do të vendosë jetën në rrezik, siç përshkruhet në film.

Në vend të kësaj, 456 pjesëmarrës nga e gjithë bota do të luajnë lojëra ku në rastin më të keq do të shkojnë në shtëpi duarbosh – duke humbur një çmim prej 4.56 milionë dollarësh.

Ditën e sotme, platforma njoftoi se shfaqja e re me 10 episode – Squid Game: The Challenge – do të ofronte çmimin më të madh në historinë e reality në TV.

“Ndërsa lojtarët konkurrojnë përmes një serie lojërash të frymëzuara nga shfaqja origjinale – plus shtesa të reja befasuese – strategjitë, aleancat dhe karakteri i tyre do të vihen në provë ndërsa konkurrentët eliminohen rreth tyre,” shtoi Netflix.

Pjesëmarrësit duhet të jenë të paktën 21 vjeç. Ata duhet të flasin anglisht dhe të jenë të disponueshëm deri në 4 javë në fillim të vitit 2023 për xhirime.

Seriali thriller koreano-jugor tregon historinë e njerëzve të zhytur në borxhe që konkurrojnë për një çmim të madh në para në një sërë lojërash vdekjeprurëse për fëmijë.

Squid Game mban rekordin si seriali më i njohur i Netflix-it i të gjitha kohërave dhe u ndoq nga 111 milionë përdorues në 28 ditët e para të lançimit.

Në fillim të kësaj jave, Netflix konfirmoi gjithashtu se seriali i njohur do të ketë një sezon të dytë.