Home Kosova Sqarim i Zyrës së Ish- Presidentit: Sejdiu ndodhet në SHBA

Sqarim i Zyrës së Ish- Presidentit: Sejdiu ndodhet në SHBA

sejdiuZyra e Ish- Presidentit Sejdiu ka dërguar një sqarim për media pas akuzës së bërë publike për mungesën e tij në ceremoninë e zbulimit të shtatores së presidentit historik Ibrahim Rugova, me të cilin argumenton arsyen e mungesës së tij. “Ju njoftojmë se për arsye objektive, meqë gjendet jashtë vendit (në SHBA), ish Presidenti Fatmir Sejdiu nuk ka mundur tē jetë prezent në ceremoninë e organizuar sot me rastin e zbulimit të shtatores së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Vjosa Zeneli, menaxhere në Zyrën e Presidentit Fatmir Sejdiu.