Home Politike ‘S’po refuzon Ramën’, Bushati tregon pse nuk vjen Vuçiç në Tiranë

‘S’po refuzon Ramën’, Bushati tregon pse nuk vjen Vuçiç në Tiranë

Analisti Andi Bushati thotë se ka dy arsye pse presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç refuzon të vijë në Tiranë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati u shpreh se refuzimi i Vuçiç nuk është ndaj Ramës, por është presion ndaj Bashkimit Europian.

“Ka dy arsye pas vendimit të Vuçiç: e para, ajo që është thënë publikisht një lloj presioni ndaj BE duke un përpjekur të fajësojë Kosovën se nuk po bën hapa para në dialog, e dyti që nuk thuhet është raporti me Ballkanin e Hapur.

Vuçiç s’e ka këtë lloj presioni për herë të parë. Para samitit të kaluar këtë presion e bënë bashkë me Ramën duke e quajtur procesin farsë. Ishte një lloj goditjeje ndaj një BE-je të ngathët që nuk na u përgjigj për vaksinat etj.

Shpesh e kemi parë Ramën që në emër të Vuçiç t’i bëjë shpesh presion vetë Brukselit duke marrë në mbrojtje Serbinë. Nuk është mosnjohje apo refuzim i Ramës, por është trysni ndaj BE”, tha Bushati.

Previous articleErdogan: Turqia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme
Next articleTakimi i Begajt me Papën, dhuratat që shkëmbyen, Presidenti i dhuroi mozaikun me veshje tradicionale, Ati i Shenjtë statujën e Shën Pjetrit