Home Slideri Spitali i Durrësit një institucion vlerash

Spitali i Durrësit një institucion vlerash

spitali durres 1Nga Bashkim kadiu / Sipas autoritetit spitalor të Durrësit, ekipi mjekësor në të gjitha raportet e tij në këtë institucion, për tre-mujorin e parë të këtij viti, ka pasur rezultate pozitive, falë përpjekjeve dhe ushtrimit profesional të mjekëve. Kjo ecuri gjithashtu shprehet nga vetë pacientët e shtruar, të cilët shpalosin falenderimet ndaj stafit në tërësi, duke veçuar aftësitë e mjekëve specialistë, kryesisht nga fakti i një drejtimi rigoroz dhe kontrolli, veçanërisht nga titullari i këtij spitali Dr. Taulant Baku. Në këtë spital është pothuajse i domosdoshëm dhe përmirësimi i vazhduueshëm i rritjes së aftësive profesionale në çdo repart mjekësor që vjen si rezultat i luftës parandaluese të shqetësimeve të pacientëve në mënyrë periodike. Evidentimi i menjëhershëm, diagnostikimi si dhe të bërit analizë me kopetencë profesionale ka dhënë rezultate në sistemin e punës në këtë institucion. Duke ruajtur e përmirësuar më tej standartet e praktikës së tyre profesionale, ekipi spitalor i Durrësit ka reflektuar në ndryshime pozitive, duke përmbushur kështu misionin e tyre fisnik. Është domethënëse të vlerësosh punën e këtij spitali për nga aftësia profesionale, kushtet higjeno sanitare si edhe paisjeve që i përgjigjen pacientit gjatë ditëve të shtrimit sipas standarteve gjithnjë në rritje, renditet i dyti spital pas Tiranës në korrjen e sukseseve. Kujdesi klinik ndaj pacientëve në këtë institucion mbështetet si dëshmi e gjallë e shumë të sëmurëve që shprehin besimin ndaj mjekëve spitalor të Durrësit. Nevojat e pacientëve janë të përmbushura në përshtatje me çdo diagnostikim, gjë e cila tregon kujdesin shëndetësor ndaj cilitdo të sëmuri. Metodat përparuese në evidentimin e menjëhershëm të sëmundjes, janë të bazuara në kërkesë të llogarisë ndaj vetes, punës së tyre, aftësië profesionale që gjeneron në optimizmin e pacientit. Marrëdhënia pacient-mjek mbetet pa limit e së fundi arrihet suksesi i efektshëm mjekësor. Ekipi mjekësor i Spitalit të Durrësit, kryeinfermierë e infrmierë, shërbyesit higjieno-sanitar, të gjithë së bashku kanë harmonizuar një punë këmbëngulëse për t’ja arritur qëllimit e në këto kushte Spitali i Durrësit është përfaqësues i denjë i mjekësisë shqiptar. Kodi i etikës në përballje me çdo pacient është në lartësinë e duhur. Në këtë institucion funksionon bindshëm urdhëri i mjekut, i cili ndjek me seriozitet dhe sistematikisht punën ebërë nga stafi mjekësor. Gjithashtu bordi i këtij spitali bën një përojekje shumëplanëshe në çdo hapësirë të efektshme duke shpalosur aftësitë profesionale. Le të ndjekim dhe të marrim si shembull maternitetitn e Durrësit, ku një staf mjekësh specialistë me punën e tyr etë vlerësuar e veçanërisht repartin e lindjes, do të gjejmë një pasqyrim real pozitiv të punës së tyre, ku vdekshmëria e nënave gjatë lindjkes është prej shumë vitesh në zero. Vdekshmëria e foshnjave gjatë lindjes hsumë vite më parë ka qenë 18 fëmij në 1000 lindje, kurse sot e gjithnjë në kërkim të uljes së vdekshmërisë së fëmijës në lindje është 10 nga 1000. Vetëm në tre-mujorin e parë të këtij viti, reparti i lindjeve në Maternitetin e Spitalit të Durrësit ka pasur 8 fëmijë të vdekur në 1000 lindjee kjo tregon se interesimi i veçantë dhe shumë kërkues për të ulur në zero vdekshmërinë e foshnjes gjatë lindjes është jo vetëm prioritare, por edhe detyrë e shenjtë nga ku një staf mjekësh specialist bëjnë një punë të shkëlqyer. Me uljen e vdekshmërisë së foshnjave gjatë lindjes, kërkon një plotësim korrekt të një sërë udhëzimesh që vijnë që nga higjienizimi i nënës, kontrolli në vazhdimësi i mjekut gjatë barrës dhe deri në profesionalizimin me kopetencë të mjekut gjatë çasteve të lindjes. Reparti i lindjes është i plotësuar me paisje të kohës, ka një nivel të lartë higjieno-sanitar, sterilizim të pakrahasueshëm në pritje të fëmijës. Në këto kushte dhe rezultate tepër të kënaqshme, gjithmonë në kërkim të përmirësimit diagnostik dhe të ngritjes profesionale për të cuar gjithnjë përpara njohjen e këtij institucioni në shkallë kombëtare, autoriteti i këtij spitali shpalos për gazetën “Bulevard” se në të ardhmen ne do të kemi një dukuri gjithnjë e më pozitive në detyrën tonë fisnike.

Previous articleDako uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve
Next articleNë fundjavë 350 automjete kapen me shkelje nga policia