Home Ekonomia Spiropali me banorët e Dukagjinit: Projekti i rrugës gati, po negociohet financimi

Spiropali me banorët e Dukagjinit: Projekti i rrugës gati, po negociohet financimi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot në Dukagjin një takim me banorë të kësaj zone për të prezantuar projektin e rrugës së Dukagjinit.

Banorët e kësaj zone kanë protestuar disa herë me radhë duke kërkuar ndërtimin e rrugës.

Ministrja Spiropali bëri të ditur se ndërtimi i rrugës po negociohet si pjesë e paketave të financimit të donatorëve ndërkombëtarë, në kuadër të një programi zhvillimi për Alpet dhe rajonin e Shkodrës.

Ministrja ishte e shoqëruar dhe me deputetin e PS-së në këtë zonë, Benet Beci, prefekten Majlinda Angoni dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

“Dukagjini është një thesar sa i njohur po aq i pazbuluar, i Shkodrës dhe i Shqipërisë. Për shkak të potencialit natyror, turistik dhe zhvillimor, ndonëse rruga është në inventarin e bashkisë Shkodër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financimin e Qeverisë ka bërë të mundur hartimin e projektit teknik. Prezantimi i projektit do të zhvillohet në një takim të zgjeruar në fillim të muajit prill dhe kostoja e realizimit të këtij investimi madhor po negociohet si pjesë e paketave të financimit të donatorëve ndërkombëtarë, në kuadër të një programi zhvillimi për Alpet dhe rajonin e Shkodrës”, tha ajo.

Previous articleEfi feston ditëlindjen, Luizi ka një urim të veçantë për ‘shefen e diplomacisë’
Next articleEkspozita “Kaloi një grua” me punimet e piktorit Gazmend Leka në galerinë “Vilson Kilica”