Home Politike Spiropali i kujton Berishës financimin rus në PD: Qesharake që keni ngritur...

Spiropali i kujton Berishës financimin rus në PD: Qesharake që keni ngritur Auditin që të gjeni rublat në xhepat e Lulit

Ministrja Spiropali ka kthyer në vëmendje financimin rus në PD duke i thënë Sali Berishës se ka ngritur Komisionin e Auditit për të gjetur paratë e fshehura në xhepat e Lulit.

“Ku e keni Auditin tuaj. E keni ngritur Auditin që të gjeni rublat në xhepat e Lulit? Kjo është qesharake. As në makthin më të lartët të shqiptareve, s’ktheheni më ju të qeverisni, jo Ilir Metën, jo Monikën, e Evin Jo e jo se ju shpalli non-grata, ju nuk vini dot. Jo se nuk ka në PD dhe elektoratin e djathtë njerëz me dinjitet, por nuk lini njeri që të ngrejë kohë. Ashtu dini të qeverisni. Bam-bum. Po i lë armët, vetëm për gjuhën e kam fjalën. Ju privatizuat gjithçka mundët dhe gjithçka patë. Ngriheni dhe flisni për trashëgimi kulturore, ku kalatë i kishit ngritur në mejhane dasmash. Në 2013-ën nuk kishte zë, nuk figuronte zë për kërkim shkencor”, tha Spiropali.

Previous articleGreqi-Turqi, gjuhë lufte, por jo luftë
Next articleNë burg për abuzim me inceneratorin e Fierit, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako