Home Politike Spiropali-Dules: A do e stolisni ju protestën e katranit në 7 korrik?

Spiropali-Dules: A do e stolisni ju protestën e katranit në 7 korrik?

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, duke iu drejtuar Vangjel Dules, e ka pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e Sali Berishës.

“Do e stolisni ju protestën e katranit që sapo foli, meqë jeni një njohës shumë i mirë i gjuhës. Janë katandisur që gjuhën e kanë kthyer në mjet kriminal të bjerrjes së besimit, jeni kapur pas flokëve të Saliut si i mbyturi që të mbyt, për qytetarët jemi ne këtu që përgjigjemi, as në ditë të bardhë e as të zezë”, tha Spiropali.