Home Sport Spektakël në “San Siro”, Milani tregon supermacinë edhe ndaj Torinos

Spektakël në “San Siro”, Milani tregon supermacinë edhe ndaj Torinos

Tjetër fitore bindëse për Milanin në këtë fillim sezoni në Serinë A. “Djalli” mposhti thellë 4-1 Torinon në “San Siro” dhe ngjitet në krye të klasifikimit me pikë të plota dhe me golaverazhin e thellë 6-1 (fitoi 0-2 në fushën e Bolognas në javën e parë).

Dygolësh Oliver Giroud, që u tregua “i ftohtë” nga pika e bardhë e penalltisë në dy raste (të konfirmuara nga sistemi VAR).

Gjen për të dytë ndeshje radhazi rrugën e rrjetës edhe Pulisic, ndërsa Theo Hernandez realizoi me mjeshtëri me instiktin e një sulmuesi të madh, duke e kaluar topin mbi portierin.

Katër gola në fundin e pjesës së parë në “San Siro”, në sfidën mes Milanit dhe Torinos. Në të 33-tën, pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve, Loftus-Cheek, pasi shpërtheu nga e djathta, pasoi në qendër për Pulisic, që e pati të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës.

Vetëm tri minuta më vonë erdhi barazimi i Torinos me Schuurs, pas një shpërqendrimi të mbrojtjes së Milanit, 1-1.

Reagimi i Milanit që i menjëhershëm. Kryesori sinjalizoi nga pika e bardhë e penalltisë për prekje të topit me dorë pasi u konsultua me sistemin VAR. Ekzekuton saktë Giroud, 2-1.

Por nuk përfundon me kaq pjesa e parë. Kombinojnë saktë Leao e Theo Hernandez, me francezin që e ngre me mjeshtëri topin mbi portierin Milinkovic-Savic.

Milani nuk mjaftohet me rezultatin e pjesës së parë. Në të 62-tëm kryesori akordon 11-metërsh për kuqezinjtë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Leaos. Sërish godet saktë Giroud, 4-1.

Previous articleAncelotti: Golat i kemi, fitojmë dhe pa ta!
Next articleFenomen i pazakontë, format e reve shkaktuan panik në Kinë