Home Politike Spartak Ngjela tregon se çfarë mund të fundosë kryeminstrin: Çështja është më...

Spartak Ngjela tregon se çfarë mund të fundosë kryeminstrin: Çështja është më e vështirë se kaq

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në një intervistë televizive ka folur në lidhje me ngjarjen e fundit të cilat përfshijën kryeministrin Edi Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, ku tha se për tu hetuar rasti i fillimisht duhet denoncuar por kryeministri  hetohet vetëm nga SPAK.

“Rama ka thënë e kam mik, problemi qëndron që e ka mik ai sot mund të thonte që nuk e njoh fare. Prova. Është goditur një shef i lartë i FBI, duhet  të presim çfarë do të thotë hetimi. Për tu hetuar në Shqipëri avokati Ngjela thotë se rasti duhet denoncuar.

Kryeministri Rama hetohet dhe gjykohet vetëm nga SPAK. Nuk ka nevojë për denoncim, ai është person i lartë, SPAK-u është i detyruar të hetojë por hetimet janë sekrete dhe nuk mund të fliten. Ka një SPAK i cili është i shkëputur dhe orientohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Ngjela.

Ngjela thotë se interesi amerikan është më shumë së interesi Shqiptar që të vendos, nuk mund të ngutemi. Çështja është më e vështirë se kaq.

Previous articleTrup “mahnitës”, zeshkanja pozon me rroba banjo unike
Next articleUEFA zyrtarizon formatin e ri për Ligën e Kombeve nga viti 2024!