Home Politike Spartak Ngjela rendit arsyet: Kushtet e reja bullgare janë në favor të...

Spartak Ngjela rendit arsyet: Kushtet e reja bullgare janë në favor të Shqipërisë

Avokati, Spartak Ngjela, thotë se kushtet e reja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut në këmbim të heqjes së vetos për hapjen e negociatave me BE janë në favor të Shqipërisë.

I ftuar në një intervistë televizive, Ngjela argumentoi edhe arsyet.

Ngjela: Kushtet e reja bullgare janë në favorin tonë. Ata duan të kenë etni konstituente bullgare, në refleks të kësaj duhet të njihet dhe etnia konsituente shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Janë më shumë se 1 milion shqiptarë. E kemi në favor.

I pyetur se kush mund ta bëjë këtë kërkesë për shqiptarët, ai përgjigjet:

Ngjela: E bën Uashingtoni.

Maqedonia e Veriut paraprakisht ka vënë vija të kuqe ndaj propozimit francez.

Edhe Ngjela thotë se “nuk mund të hedhë fall” nëse lidershipi maqedonas do ta aprovojë në të ardhmen.