Home Politike Spartak Ngjela jep deklaratën e fortë: Kjo është afera më e madhe...

Spartak Ngjela jep deklaratën e fortë: Kjo është afera më e madhe që i ka shkaktuar dëme shoqërisë dhe shtetit në 20 vitet e fundit

Avokati Spartak Ngjela, në një intervistë televizive është shprehur mbi arrestimin e Vangjush Dakos, ku thotë se duhet pritur përfundimi i procesit, ku do të dalin më shumë të dhëna, të cilat do të përcaktojnë fajtorin e vërtetë, për akuzën e pallatit i cili është dëmtuar dhe nga tërmeti.

Duke marrë në konsideratë punën e SPAK-ut, Ngjela shprehet se ende është në rangje të ulëta, duke qenë se nuk ka ndonjë akuzë korrupsioni për ministra apo edhe më lartë, për kryeministrin.

I pandehuri, prezumohet i pafajshëm deri sa merr vendimin gjykata, është argumenti ku avokati vë theksin.

Sa për lirimin e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit, Ngjela thotë se si një shtet human që jemi, ligji e parashikon këtë zgjidhje si në rastin konkret, kur bashkëshortja e Tahirit është e sëmurë dhe kanë fëmijë të mitur.

Spartak Ngjela: Ende nuk ka filluar procesi dhe nuk di çfarë të them. Ka një rregull në këtë rast. Akuza thotë për një pallat të ndërtuar me lejen e tij, por nuk mjafton. Leja jepet, por konstruksion kush ka qenë.

Këta thonë tërmeti e rrëzoi, ajo do hetim. Është faji i konstruktorit? Të gjitha këto do dalin nga hetimi. Do shohim, i ka dhunuar këta kryetari, nuk i ka pyetur? Janë këta që e bënë projektin me dobësi apo kanë urdhra të tjerë që kanë lejuar zbatuesit?

Kur bie ndërsa, kryesorët janë ata që e kanë konstruktuar jo ai që ka dhënë lejen. Është çështje që nuk mund të flitet që tani.

Fakti që SPAK po ndërhyn unë e shoh pozitive, por jemi akoma në rangje të ulëta.

Si ka mundësi që kryeministri aktual mos të ketë lidhje me kryebashkiakun e qytetit të dytë më të  madh në Shqipëri. Ka shkelur apo jo ligjin, jo e njeh kryeministrin.

A ke ministra të akuzuar, kryeministra të akuzuar për afera? Ka qenë korrupsion i madh që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë shqiptare, administrimi i këtij shteti të paktën 20 vitet e fundit. Ne na duhet të rivendosim gjendjen në funksion të shoqërisë shqiptare.

I pandehuri prezumohet i pafajshëm deri sa merr vendimin gjykata.

Po e presim epokën e re. SPAK po shohim që ka pavarësi, por kemi dhe një vërejtje nga ambasadorja amerikane, që tha se SPAK është i trembur dhe i blerë. A ka ndryshuar kjo? Nëse jo, duhen hequr të gjithë.

Nëse bëhen dy raste “non grata”, kthehet në raport.

Mbi Tahirin, ka një vendim gjykate që e ka nxjerrë. Ambasadorja mund të ketë informacione nga shërbimet, duhet t’ia bëjë të qartë opinionit publik. Kemi dhe humanizëm, nuk jemi shtet antihuman. Nuk është se e kanë liruar, e kanë lënë në arrestin e shtëpisë. A ka vërtet gruan sëmurë? Nëse është e vërtetë, humanzimi duhet ta çojë në shtëpi. Fakti që ka folur ambasadorja pyetja bëhet kështu, a i ka mirë dokumentet ky që ka dalë për humanizëm, atë duhet ta presim.

Previous articleShqiptarët e Zagrebit reagojnë ndaj deputetes Ermina Lekaj-Prljaskaj: Po shkakton përçarje dhe po na fyen me vendimet e saj
Next articleGreqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët