Home Bota Spanja planifikon të dërgojë 6 tanke “Leopard” në Ukrainë

Spanja planifikon të dërgojë 6 tanke “Leopard” në Ukrainë

Spanja planifikon të dërgojë midis katër dhe gjashtë Leopard 2A4 në Ukrainë, sipas burimeve qeveritare të cituara nga El Pais.

Numri përfundimtar do të varet nga gjendja e 53 tankeve të ruajtura për një dekadë në Zaragoza, restaurimi urgjent i të cilëve po negociohet nga ministria e mbrojtjes me industrinë ushtarake dhe kontributin e vendeve të tjera.

Deri më tani, Gjermania ka njoftuar dërgimin e 14 Leopard 2 “si hap i parë” dhe Kanadaja ka premtuar se do të dërgojë tanke. Përveç tankeve, Ministria e Mbrojtjes mund të furnizojë Kievin me një paketë pjesësh këmbimi për tanket.

Dorëzimi i municioneve (predha 120 mm) paraqet më shumë vështirësi, pasi Spanja nuk i prodhon ato dhe do të ishte e nevojshme t’i drejtohej stokut të ushtrisë.

Të enjten e kaluar, një takim i parë i koalicionit të vendeve të gatshme të furnizojnë Leopardin në Kiev u mbajt përmes video-konferencës, i mbajtur nga ministri i ri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe ku morën pjesë homologët e tij nga Kanadaja, Portugalia, Spanja, Holanda dhe Finlanda.

Çuditërisht, Polonia, nuk ishte e pranishme në takim, edhe pse ishte vendi që nxiti më shumë mbajtjen e takimit për të furnizuar Ukrainën me tanke dhe që tha se do t’i dorëzonte ato edhe pa lejen e Berlinit.

Previous article“U ndje keq, dhimbje të forta”, frikë për Conten, shtrohet me urgjencë në spital
Next articleRrugët e Tiranës në ‘syrin’ e krimit, ja kush është zona që ishte ‘blinduar’ me kamera të paligjshme