Nuk ka një procedim të regjistruar në emër të Ilir Metës apo Sali Berishës lidhur me dosjet e shumëpërfolura të ‘CEZ-DIA’, ‘21 janari’ apo ‘Gërdeci’. Euronews Albania iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe e pyeti nëse ka një hetim për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku në bulevard u vranë 4 protestues të opozitës.
Përgjigjja zyrtare e SPAK ishte se nuk po e heton për këtë çështje. Euronews Albania e pyeti SPAK edhe dosjen CEZ-DIA, për të cilën i vetmi person ende në burg është biznesmeni Kastriot Ismailaj, pronari i kopanisë DIA.
Në 2009 prokuroria kushte kapur një përgjim mes tij dhe Ilir Metës, ku supozohej që ky i fundit i kërkonte para. Por dosja u pushua dhe të gjitha materialet hetimore u asgjësuan në bazë të ligjit shqiptar.
Marrë nga Euronews