Home Kronika SPAK merr në dorë hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo, Prokuroria...

SPAK merr në dorë hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë

Një prej vrasje më të bujshme në Tiranë, si dhe një çështjeve më ndjeshmëri në opinionin publik, ajo e vrasjes së bankierit Artan Santo tashmë është në dorën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për hetimet.

7 vite më parë, ish-drejtori i “Credins Bank”, Artan Santo u ekzekutua në një atentat mafioz në ish-Bllok dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë person të akuzuar.  Dosja deri më tani ishte në Prokurorinë e Tiranës, por së fundmi ajo ka kaluar në Prokurorinë e Posaçme

Santo u ekzekutua më 26 qershor të vitit 2014. Sapo ai zbriti nga makina për t’iu drejtuar zyrës në selinë qendrore të bankës që drejtonte, dy persona më motor ju afruan dhe e qëlluan për vdekje.

Kjo është konsideruar si një prej ngjarjeve më të rënda të 30 viteve tranzicion në vend.

SOURCEBulevard News
Previous articlePeleshi, në Prishtinë me homologun Mehaj: Shqipëria do të mbështesë Kosovën në të gjitha procese integruese
Next articleAksident i rëndë në aksin Shkodër-Koplik! Përplasen tre makina, humbin jetën dy persona