Home Kronika SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Florenc Çapjas

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Florenc Çapjas

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon sekuestrimin e pasurive të 41-vjeçarit Florenc Çapja.

Ky i fundit është në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për vrasje të mbertur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, krim i zbardhur pas dësgmive të Nuredin Dumanit. Dyshohet se ai qendron në Dubai.

SPAK kërkon sekuestrimin e 10 pasurive të Florenc Çapjas. Më konkretisht, në kërkesën e tij SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një are 500 m2 në Pogradec në emër të shtetasit Ferit Muç.

Një ndërtesë sociale një kateshe me sipërfaqe trualli 36.2 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 25.72 m2 në emër të Fejzulla Çapes. Arë truall ndërtesë me sipërfaqe totale 1756 m2 edhe kjo në emër të prindërve të Florenc Çapjas. Një godinë banimi me sipërfaqe 498 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293 m2.

Gjithashtu SPAK ka sekuestruar edhe një truall+ndërtesë, me sipërfaqe 360 m2 në emër të Bledar Muçës. Tre pasuri arë, përkatësisht me sipërfaqe 1380, 764 dhe 720 m2 në emër të prindërve të Florenc Çapjas, janë sekeuestruar nga ana e SPAK.

Previous articleNën akuzë për përdhunimin dhe vrasjen e të miturit, shtyhet seanca për Klodian Çalamanin
Next articleAnketimi: Biden, Trump vepruan në mënyrë “të papërshtatshme” me dokumentat e klasifikuara