Home Opinion SPAK, gogoli për pushtetarët e korruptuar

SPAK, gogoli për pushtetarët e korruptuar

Nga Zenel Celiku

Mbarë opinion shqiptar dhe ai ndërkombëtarë janë fokusuar tek formimi I Prokurorise Speciale,që ndryshe thuhet SPAK. Cdo gjë është në hapat e fundit të këtij procesi. Janë marrë në analizë15 kandidatë-prokororë që në cdo çast mund të emërohen në SPAK, por është edhe një kusht, qëkëta prokuroë duhet pa tjetër të kalojnë Vettingun. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) e kadiskutuar dhe qartësuar edhe opsionin që SPAK-u ngrihet edhe më pak se 10 prokurorë, përrrjedhojë, SPAK-u mund të veprojë me 8 prokurorë. Përfundimisht, më 19 Dhjetor, 8 anëtarët eStrukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” (SPAK), do të betohenpara Presidentit të Republikës. Tashme KLP ka emëruar anëtarë të SPAK Klodian Braho, AltinDumanin, Enkeleda Millonai, Arben Krajën, Behar Dibrën, Ened Nakuçin, Edvin Kondillin,Elida Celami (Kaçkini). Ata do të kenë një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë emërimi, ndërsa ështëhapur gara edhe për drejtuesin e SPAK I cili pritet të realizohet sëshpejti. Prokurorët e SPAK dotë kenë të drejtë që të hetojnë që nga Presidenti, Kryeministri, ministra, ish ministra, deputetët ederi tek drejtuesit dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të tjera që janë në varësi të Qeverisë osejo. SPAK do të ketë ndihmën e një strukture tjetër hetimore që është Byroja Kombëtare eHetimit, (BKH), anëtarët e të cilit do të jenë hetues dhe oficerë të Policisë Gjyqësore. Drejtuesidhe gjithë anëtarët e BKH kontrollohen nga prokurorët e posaçëm.;Tashmë Gjykata për Krimetë Rënda u shkri pak ditë më parë, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe.Ngritja e pësaj SPAK dhe sëshpejti I BKH ka ngjallur shumë interes sepse në 27 vite korrupsionidhe krimi janë bërë kangrena e shqetësimeve për popullin I cili sa vjen e bëhet më I ndjeshëmpër ndëshkimet në radhët e pushtetarëve të niveleve më të larta. Shumë është folur për ndëshkimin e politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar e të inkriminuar,por drejtësia një pjesë e mirë e të cilës është e korrutuar, ka qënë e lidhur ngushtë me politikendhe pushtetin. Drejtësia nuk ka bërë asnjë shembull për të dërguar në burg qoftë edhe njërin ngakjo klase pushtetarësh të korrutuar dhe të inkriminuar. Tashmë edhe pak dit SPAK do te jeteprezent si institucioni I shumë pritur dhe shpresdhënës për shqiptarët të cilët janë grabitur nëmënyrë periodike prek një klase politiko-pushtetarë në këto 27 vitë. SPAK vërtetë do të jetë sinjë gogol për këtë pjesë banditësh pushtetarësh, sepse vetëm kjo strukturë do t’I dërgoi hajdutëtmilioner politiko-pushtetarë në nivelet më të larta. SPAK edhe pak ditë do të ketë në dispozicion300 dosje për të hetuar, brënda të cilëve janë emra pushtetarësh të cilët janë diskutuar dheakuzuar publikisht nga mbarë opinion dhe nga ndërkombëtarët të cilët janë partnered më besniktë Shqipërisë. Kurioziteti I publikut është, kush vallë do të jenë dosjet e para që SPAK do tëmarrë nën hetim? Pritshmëritë për ndëshkimin e kësaj sëmundje kanceroze në radhët epushtetarëve të lartë, janë të mëdhaja në publik dhe nga ndërkombëtarët. Me siguri deri më 19 tëkëtij muaji, do të emërohen prokurorët numëri I të cilëve e bën funksional SPAK-un dhe fillimine startit të hetimit të kësaj kaste banditësh të cilët janë pasuruar në kurriz të këtij populli tëvarfër. Por, krahas fuksionimit të SPAK, ky skenar parashikon edhe efikasitetin e Vettingut I cilido të japë akses gjyqatarëve për të dënuar banditët pushtetarë të cilët do të hetohen nga SPAK.Eshtë shumë e rëndësishme që Vettingu të vazhdoi me sukses duke lënë në detyrë ata gjyqtarë qëkanë integritet, që janë të ndershëm dhe që janë të aftë për të ndëshkuar ashpër në emër të ligjit të

gjithë ata pushtetar që kanë grabitur pasirutë e shqiptarëve. Gjyqtar të tillë ka dhe nuk janë pak,ndoj le të presim edhe pak ditë që lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në radhët e politikanëve tënivelit të startoi pa asnjë tolerim dhe kompromis.

SOURCEBulevard News
Previous articleUjqit e vjetër në mjekësi
Next articleJa kush e rrëzoi murin e kalasë së Durrësit me ndihmën e termetit