Home Slideri Spahiu: Qeveria e Berishës ka rrënuar Shërbimin e Urgjencës

Spahiu: Qeveria e Berishës ka rrënuar Shërbimin e Urgjencës

14-maj-Klodiana-Spahiu-300x162Partia Socialiste denoncoi në vazhdën e denoncimit të dështimeve të qeverisë Berisha, problemet me Shërbimin e Emergjencës. Sipas deputetes Klodiana Spahiu, Berisha pati premtuar krijimin e shërbimit kombëtar të urgjencës së unifikuar, por dështoi. “Ballafaquar me standardet e botës së zhvilluar, Shërbimi i Urgjencës mjekësore te ne është në kushte primitive; mbërrin me vonesë, jashtë çdo standardi normal dhe i pajisur keq, pa mjetet e shpëtimit të jetës, me personel të pakualifikuar e shumë mangësi të tjera. Ndaj dhe populli mesa duket ka nxjerrë shprehjen se “më parë mbërrin shërbimi funeral se urgjenca”. Sot shqiptarët vuajnë sepse kanë një shërbimi urgjencash mjekësore i cili nuk ofron shërbim në kohën e duhur, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve,” tha Spahiu. “Teknikisht, shërbimi i urgjencave mjekësore vuan nga mungesa e mjeteve të nevojshme për transportin e urgjencave në spitale dhe qendra spitalore; mungesa e pajisjeve më elementare për të pritur një urgjencë mjekësore; mungesë koordinimi mes shërbimeve për pacientët që përfundojnë në urgjencë. Edhe pse kalimi i Qendrës Kombëtare të Traumës në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë u trumbetua si një reforme e madhe, kjo Qendër vazhdon të vuajë po ato mangësi dhe problemeve që i paraprinin reformimit të saj. Mungon një koordinim më korrekt mes shërbimeve, pasi ndodh shpesh që pacienti i cili paraqitet në urgjencë të sorollatet nga një repart në tjetrin. Fatkeqësisht nuk janë të rralla rastet kur për këtë arsye pacientët humbasin edhe jetën,” vijoi Spahiu. Ajo premtoi ristrukturimin e këtij sistemi me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet.

Previous articleObama: Siria do të lirohet nga tirania e Assadit
Next articleDurrës, Të gjitha institucionet e shtetit kërcënojnë punonjësit: Plotësoni formularin për PD-në