Nga Kreshnik Spahiu
Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Albin Kurti s’e mbron dot sovranitetin e Kosovës as 24 orë.
Kush mendon ndryshe në rastin më të mirë është idiot dhe në rastin më të keq spiun i Serbisë ose Rusisë.
Kosova sot ka një sovranitet të kufizuar dhe çdo lider sovranist i Prishtinës apo Tiranës është i çmendur ose agjent i shërbimeve antishqiptare.
E imagjinoni dot Tajavanin të përplaset diplomatikisht me Amerikën?
Tajavani është 1000 herë shtet më i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht se Kosova, por pavarësia e Tajvanit mund të shkërmoqet 24 orë prej Kinës nëse largohet Amerika.
S’ka turp dhe mosmirënjohje më të madhe se përplasja e politikanëve shqiptarë me SHBA-në.
Në rastin konkret përplasjet e Kurtit me SHBA-në dhe BE-në, do t’i sjellin Kosovës pasoja të rënda.
Pas çerek shekulli të luftës në Kosovë, për herë të parë SHBA dhe BE konsiderojnë shtetin e Kosovës të dhunshëm dhe serbët viktima të kësaj dhune.
Trashëgimtarët e Bill Klintonit i cili derdhi lot, gjak dhe miliarda dollarë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës po ndeshin në një mosmirënjohje klasike në dy gjysëmshtetet shqiptare në Ballkan.
Albin Kurti i cili nuk pati kurajën të japë dorëheqje para Marrëveshjes së Ohrit e kanë kapur ethet e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje.
Atij i duhet të përmbushë detyrimin për lejimin e Asosacionit të 10 komunave serbe në Kosovë.
Duke parë humbjen e elektoratit ai demonstroi forcën në veri të Kosovës.
Falangat serbe të dirigjuara nga Vuçiç padyshim që provokuan dhunë dhe kryeministri Kurti kishte mundësin? që fajin t’ua linte serbëve dhe jo Kosovës.
Sot SHBA, BE, Berlini apo Brukseli konsiderojnë fajtor të dhunshëm shtetin e Kosovës dhe nga ana tjetër viktimë minoritetin serb. Albini i bëri nderin e jetës Vuçiçit, i cili ka prekur fundin politik dhe është diskredituar nga lidhjet e tij me mafien dhe aferat korruptive.
Në ditën e tij më të keqe, Vuçiç e ka bërë Serbinë partnere më të afërt me perëndimin sesa Kosova, dhe e gjitha kjo falë Albin Kurtit. Albin Kurti nuk e ka kuptuar ende që s’mund t’i tregojë ai SHBA-së dhe BE-së se si duhen zgjidhur projektet e tyre në Ballkan.
Albini duhet kuptojë që Amerika ka prioritet luftën me Rusinë dhe konfliket me Kinën dhe jo fshatrat e Kosovës.
Albini duhet të kuptojë se ai është i përkohshëm dhe Kosova e përjetshme.
Albini duhet të qartësohet që Kosovën as nuk e çliroi dhe as nuk e krijoi ai, por SHBA dhe UÇK.
Albini dukshëm do më shumë pushtetin sesa shtetin dhe për këto arsye po mendon për disa vota aktivistësh sepse po ndien zgjedhjet e parakohshme.
Sot Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që e izolon, por që e hap Kosovën.
Përplasja me perëndimin mund t’i detyrojë amerikanët të sjellin në tavolinë “Planin B” që është ndarja ose autonomia e serbëve në Kosovë.
Prandaj Albin Kurti duhet kuptojë që pakicat kombëtare nuk i shtyp dot me dhunë kur ke një shtet prej kartoni dhe një sovranitet si tullumbac.
Rrugë të mesme nuk ka:
Ose do bashkëjetosh me pakicat serbe me kushtet e Amerikës, ose shumë shpejt do ketë në tavolinë opsionin e autonomisë të imponuar nga perëndimi. Atëherë do e shikonim Albin Kurtin sa bythë do kishte për të nxjerrë policinë apo ushtrinë kundër NATO-s.
Problemi është që mos të mbërrijë ajo ditë sepse po u soll kështu ky s’do jetë kryeministër sepse SHBA mund ta shpallë “non grata” njësoj si “sovranisti” i Tiranës dhe Dodiku i Republikës serbska.
Albinit dy herë iu hoq viza amerikane kur ishte në opozitë, herën e tretë rrezikon që mund t’ia heqin përjetësisht si miku i tij në Tiranë.
Albini s’do jetë kryeministër, por zjarrit që po ndez në veri mund t’i dal tym i zi shumë shpejt në gjithë Kosovën.
Le të lutemi që të jetë “budallallëk” ashtu siç e quajti dje emisari gjerman Albin Kurtin.