Home Politike Sot “vuloset” fati i PD-së/ Opozita me sytë nga Gjykata dhe nga...

Sot “vuloset” fati i PD-së/ Opozita me sytë nga Gjykata dhe nga sheshi, ja çfarë pritet nga protesta

Përkatësia e vulës dhe logos së Partisë Demokratike pritet të zgjidhet këtë të premte nga Gjykata e Apelit.

Pasi seancat gjyqësore janë shtyrë disa herë, sot gjykata mund të dalë me një vendim ku do të mësohet nëse partia më e  madhe opozitare do të jetë nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Ndërkohë, në një njëjtën kohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare.

Protestuesit do të mblidhen para Kryeministrisë rreth orës 12:00. Për pasojë, në disa akse rrugore do të bllokohet qarkullimi. Konkretisht, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Berisha ka deklaruar për mediat se kjo protestë nuk ka lidhje me gjyqin, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje nëse është i gatshëm të pranojë vendimin që do të japë Gjykata e Apelit.

Previous articleFluks vizitorësh gjatë shkurtit në kalanë e Gjirokastrës
Next articleAutobote me ujë dhe furgona policie/ Pak para protestës së opozitës nis ‘blindimi’ i kryeministrisë