Ribashkimi i Jennifer Lopez me Ben Affleck pati miratimin e plotë nga nëna e këngëtares teksa ajo zbuloi se ishte lutur fshehurazi që ata të riktheheshin bashkë për 20 vjet. Protothema shkruan se nëna e këngëtares, Guadalupe Rodriguez Lopez e ftuara në emisionin “Today Show”,ka zbuluar se aktori ishte partneri i preferuar për vajzën e saj.
Duke iu drejtuar vajzës së saj, Rodriguez tha: “Gjithmonë e kam ditur që do të riktheheshit bashkë, sepse unë jam lutur për 20 vjet”.
Ndërkohë Lopez zbuloi se albumi i saj i ri, ‘This Is Me…’ i kushtohet historisë së saj të dashurisë me Affleck.
“Kam pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm në jetën time gjatë 20 viteve të fundit dhe mendoj se jam rritur shumë. Albumi tregon pikërisht këto momente. Të dashurohesh dhe të kesh atë moment dhe më pas 20 vjet më vonë të përpiqesh të kapësh se cili ishte ai moment, i cili ishte shumë ndryshe.“-u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë se dyshja u fejuan për herë të parë në vitin 2003 dhe u ndanë një vit më vonë. Më pas ata e vazhduan jetën me partnerë të tjerë dhe patën fëmijë. Fati ose më mirë ‘lutjet’ e nënës së Jlo-s i bashkoi sërish në vitin 2021. Çifti u martua në Las Vegas në vitin 2022.