Home Aktualitet Sot dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Nikolla: Tipar thelbësor i kombit...

Sot dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Nikolla: Tipar thelbësor i kombit shqiptar

Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot përvjetorin e Kongresit të Manastirit.

“Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, i cili u mbajt nga 14-22 nëntor 1908, ishte sa produkt logjik i ngjarjeve, ashtu edhe paraprurës i zhvillimeve të pritshme të Shqipërisë.

Vendimi i dijetarëve shqiptarë për unifikimin e Alfabetit të gjuhës shqipe nuk ishte thjesht një akt iluminist, por shprehje e Rilindjes Kombëtare dhe një veprim që synonte të forconte unitetin kombëtar dhe lëvizjen për pavarësi.

Unifikimi i Alfabetit i parapriu aktit të Ismail Qemalit dhe patriotëve shqiptarë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. “Lufta me kartë e me pëndë” i ndriçoi rrugën “luftēs me barut e me armë”.

Unifikimi i Alfabetit kontribuoi në mbrothësinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe si një tipar thelbësor i kombit shqiptar, si një organizëm bashkues dhe faktor i identitetit dhe kohezionit kombëtar.

Sot Abetarja e unifikuar është një hap i madh drejt fuqizimit të rolit të shkollës dhe Alfabetit në konsolidimin e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar.”, shkruan Nikolla.

Previous articleBordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe bezina
Next articleDeputetja e PD: Përmbytjet në Shkodër zbuluan korrupsionin qeveritar, një popull që paguan taksa për zyrtarët, por që mbytet nga keqqeverisja për 30 minuta