Home Politike Sot Berisha firmos marrëveshjen me PBDNJ, i jep kandidatët në bashkitë Himarë,...

Sot Berisha firmos marrëveshjen me PBDNJ, i jep kandidatët në bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq

Sali Berisha firmosi pak minuta më parë marrëveshjen e koalicioni me PBDNJ-në e Vangjel Dules për zgjedhjet e vendore të 14 majit. Firmosja e marrëveshjes bëhet sot. Në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit koalicioni i Berishës dhe Metës nuk do të kenë kandidatë për zgjedhjet e 14 majit pasi ia kanë lënë zonë të lirë PBDNJ-së së Vangjel Dules.

Në këto tre bashki PBDNJ ka përcaktuar kandidatët. Fredi Bejleri do të jetë kandidat në Bashkinë e Himarës,  Thanas Maneka për Dropullin ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo. Kujtojmë se PD e Berishës zhvilloi procesin e primareve në të gjithë vendin, më përjashtim të 4 bashkive, Himarë, Finiq, Dropull, e Pustec.

Lajm në përditësim…

Previous articlePapa Françesku: Homoseksualiteti nuk është krim është mëkat, disa ligje janë gabim
Next articleZyrtare nga Bordi/ Rritet çmimi i karburantit në vend, ja sa do shitet nafta dhe benzina