Home Aktualitet Sot afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e SPAK,...

Sot afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e SPAK, tre prokurorë në garë

Ditën e sotme është afati i fundit për aplikimet për kreun e SPAK, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Deri më tani kanë aplikuar 3 prokurorë për drejtimin e kësaj strukture: Edvin Kondilli, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sipas nenit 148/dh, pika 3, të Kushtetutës, emërohet me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Mandati i kreu të SPAK-ut është 3 vjet dhe nuk ka të drejtë që të rizgjidhet për një mandat të dytë.

Previous articleAsllani luan 90 minuta, Inter mposhtet nga Bayern, fitojnë dhe Liverpuli e Barcelona
Next articleModeratori Florian Gjinaj akuzon Bora Zemanin: E fiton vendin e punës me puthje