Home Aktualitet Sot 32 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot 32 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar sot 20 shkurtin e vitit 1991 ku dhjetra e mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës.

Më 18 shkurt 1991, studentë të Universitetit të Tiranës, që në atë kohë mbante emrin e diktatorit Enver Hoxha, hynë në grevë urie.

Në 20 shkurt të vitit 1991, pas protestave disa javore të studentëve të dhjetorit dhe ditët e fundit me grevë urie, qytetarët e Tiranës u bashkuan në një protestë madhështore, e cila u finalizua me rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Data 20 shkurt e vitit 1991 shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri.

Një nga kavot që u përdor për të tërhequr monumentin, gjendet i ekspozuar në Pavijonin e Terrorit Komunist, pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Previous articleTrajneri i Torinos “kryqëzon” Etrit Berishën: Nuk pranon të jetë rezerv dhe stërvitet keq
Next article“Konflikti në PD ndikoi te Reforma Zgjedhore”, raporti i ODIHR: Duhen 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër për 14 Majin