Home Kulture Sot 113-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot 113-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot më 26 gusht, është 113 vjetori i lindjes i një prej njerëzve më bujar që ka njohur historia njerëzore, Nënë Tereza. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur zyrtarisht si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup, por me “shtëpi” në gjithë botën.

Nënë Tereza jetoi në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, më pas u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Ajo ua dedikoi jetën të gjithë njerëzve që ishin në nevojë.

Shenjtorja shqiptare themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katoliko, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Ato ofronin shtëpi për njerëzit që ishin duke vdekur nga HIV/AIDS, lebëra dhe tuberkulozi.

Më 5 shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore… Ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë, gruaja bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti.

Dita e shenjtërimit të saj u krye në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, kur Papa Françesku njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve.

Previous articleI jepet sot lamtumira vogëlushes që humbi jetën në Shqipëri ku ishte me pushime tek gjyshërit! Në Delvinë u raportua se piu gabimisht metadon
Next articleTragjike në Sarandë/ Vdes kamarieri 17-vjeçar, i ra në kokë kavoja e ashensorit! Arrestohet montuesi! Në kërkim pronari i lokalit