Home Kuriozitete Solstici dimëror- një fenomen jo vetëm astronomik por edhe filozofik.

Solstici dimëror- një fenomen jo vetëm astronomik por edhe filozofik.

Nga Tasim Besho

Me date 21 Dhjetor ndodh një nga fenomenet me interesante ne Globin e Tokës. Me 21 ndalon shkurtimi i ditës dhe me 22 dhjetor fillon zgjatja e ditës (ndonëse vetëm 4 sekonda). Siç dihet fenomeni i kundërt, pra shkurtimi i ditës dhe zgjatja e nate ndodh me 21/22 Qershor.
Rritja qe fillon me 21/22 dhjetor shoqërohet me shume pasoja pozitive ne natyre dhe tek njeriu. Psh thuhet se pas kësaj date pakësohen rastet e stresit tek njerëzit, ndalon rënia e flokëve, pakësohen viruset dhe sëmundjet epidemike etj. Ne natyre nuk ka me goditje te papritura te klimës, pakësohen reshjet ekstreme, stabilizohet i ftohti, shkatërrohen shkaktaret e sëmundjeve tek bimët e pemët, fillon krasitja e pemëve etj.
Një fjale e urte thotë se ”E mira dhe e keqja ne jete, janë te përziera bashke. Edhe behari lind ne mes te dimrit dhe dimri lind ne mes te verës”. Sidoqoftë ne këtë dite ndërron kahja e jetës drejt te mirës, drejt shpresës dhe optimizmit, fillon rilindja e natyrës. Edhe Mimozat dhe Cydoniat, lajmëtaret e para te rilindjes ne natyre, nisin te çelin lulet e para pikërisht ne këto dite.
Nuk guxoj te bej paralelizma por nuk rri dot pa thënë se ndoshta jo rastësisht Krishtlindjet festohen pikërisht ne këto dite kur jep shenje rilindja e natyrës.
Ne vijim kam dhënë tabelën e zgjatjes se ditës ne DURRES, nga 19 deri 28 dhjetor. Siç shihet ne tabele, nga data dt 21 deri me 28 dita rritet 1 min e 49 sek. Ne fillim rritja është e ngadalshme, me pas përshpejtohet.|Bulevard News|

Previous articleSteinmeier për Krishtlindje: Demokracia ka nevojë për ne
Next articleRudina Xhunga: Mbyllja e basteve sportive, lajmi më i mirë i 2019-s